Maliq/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. T. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi R. D., dhe shtetasja M. T., rreth 40 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin G. T., të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

