Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje në spitalin e Pogradecit është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore një 4-vjeçar, i cili para disa ditësh, duke luajtur me motrën e tij të mitur, është goditur aksidentalisht me një gur. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Pogradecit, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.
E rëndë, ndërron jetë 4-vjeçari në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Tre ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur, gjatë kohës që luanin në banesë. Që prej asaj dite, 4-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të mbijetojë. Nga policia është bërë referimi i materialeve në Prokurori për veprime të mëtejshme, që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.

