8.6 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
7.7 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
8.7 C
Liqenas
Wednesday, April 22, 2026

Riktheu Skënderbeun në Superligë, trajneri Ernest Gjoka: E ndjeva si detyrim të qëndroja, Kategoria e Parë është shumë e egër

- Advertisement -

KORÇË – Fitorja 4-0 kundër Kastriotit në Korçë bëri që skuadra e Skënderbeut edhe zyrtarisht nga sezoni i ri të jetë pjesë e Superligës. Klubi nga juglindja e vendit prej nëntë muajsh ka dominuar sezonin në Kategorinë e Parë dhe do rikthehet në elitë pas një mungese një vjeçare. Tetë herë kampionët e Superligës drejtohen nga Ernest Gjoka, me trajnerin që thotë se e ndjeu si detyrim moral dhe profesional të qëndronte edhe këtë sezon me korrcarët, paçka se garuan në të Parën.Veç Skënderbeut, një vend në Superligë për edicionin e ri e ka siguruar edhe Laçi, që falë fitores 2-0 kundër Pogradecit mban ende gjallë edhe garën për trofeun e kampionit në Kategorinë e Parë. Tanimë gara mes Skënderbeut kryesues (76 pikë) dhe Laçit (73 pikë) vijon për trofeun e kampionit në të Parën./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit