Prefektura e Qarkut Korçë:
Informacion mbi gjendjen në Qark, datë 02.02.2026:
OSHEE raporton se Fideri 5, Nënstacioni Bilisht, është pjesërisht në punë. Aktualisht janë pa energji elektrike 642 abonentë ruralë në zonat: Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën për riparimin e defektit të evidentuara në terren.
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune.
Hidrovori Pogradec furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, N/St Pogradec, dhe funksionon normalisht.
ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje informon se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike. Qarkullimi vijon normalisht. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk raportojnë problematika.
Mbetemi në kontakt për çdo përditësim të mëtejshëm.

