9.5 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
8.4 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Hapet tmerri i shoferëve, pas 8 orësh nis qarkullimi në rrugën e Librazhdit…

- Advertisement -

Sapo është hapur aksi rrugor nacional Elbasan–Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.

Punimet nga eskavatorët dhe fadromat kanë përfunduar me pastrimin e gurëve dhe dheut nga rruga, duke e bërë aksin të kalueshëm në të dy krahët.

Megjithatë, qarkullimi paraqitet tepër i rënduar, si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga disa drejtues mjetesh, të cilët nga padurimi futen në parakalime të gabuara ose pozicionohen në mënyrë të pasaktë në rrugë.

Nga pamjet rezulton se kjo zonë duhet të mbahet nën monitorim gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme të vijojë puna, pasi një gur i madh ndodhet pranë rrugës dhe paraqet rrezik për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit