17.8 C
Pogradec
18.1 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
16.9 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
18.2 C
Liqenas
Sunday, May 10, 2026

Kolonjë/ Më 1943 ballistët ekzekutuan 9 të afërm të partizanëve, motivet ende të paqarta…

- Advertisement -

Në një ditë të errët të 7 dhjetorit 1943, në fshatin Gostivisht u shënua një nga kapitujt më tragjikë të historisë së këtij komuniteti: masakra në kishën e Shën Thanasit. Goditja ishte brutale ndaj 9 personave dhe sulmi ndodhi në një vend të shenjtë. Ky akt barbar u konsiderua jo vetëm si një vrasje e njerëzve të pafajshëm, por edhe si një ofendim ndaj besimit, kulturës dhe identitetit të komunitetit.

Sot, pas 82 vitesh, masakra përkujtohet sërish pa asnjë ceremoni zyrtare, ndërsa pasardhësit e viktimave tregojnë rrëfimet e trashëguara brez pas brezi.

Banorët, të cilët e kanë dëgjuar historinë nga të parët e tyre, tregojnë se kjo ngjarje, e ndodhur brenda kishës, ishte jashtëzakonisht tronditëse, ndërsa gjurmët e saj ruhen edhe sot në një memorial në hyrje të fshatit.

Nëntë burra u vranë pabesisht, teksa ishin thirrur për t’u betuar në kishë, por aty ranë në pritë. Sot, pas 82 vitesh, kisha që ndodhet shumë pranë fshatit Gostivisht qëndron e mbyllur, ndërsa në kuadër të kësaj dite nuk u dëgjua as zëri i kambanave./MCN

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit