Në kuadër të protestës së sotme të opozitës, strukturat lokale të Partisë Demokratike në pesë bashkitë e Qarkut Korçë kanë nisur mobilizimin për pjesëmarrje në protestën kombëtare në Tiranë. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat e opozitës, drejt kryeqytetit pritet të nisen qindra persona, kryesisht me mjete personale dhe jo të organizuar me autobusë.
Nga qyteti i Korçës pritet të nisen rreth 250 persona me mjete të vogla. Konkretisht, nga Pogradeci do të nisen 20 automjete, ndërsa nga Kolonja 30 persona me automjete personale. Po ashtu, nga Devolli pritet të nisen 120 persona, ndërsa nga Maliqi rreth 300 persona.
Ndërkaq, këto janë shifrat e raportuara deri më tani nga strukturat e opozitës për pjesëmarrjen në këtë protestë kombëtare.

