Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Zh., 34 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi K. Ç., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., pasi rezultoi se ka qenë duke e drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Dh. K., 74 vjeçe, se në lagjen nr. 18, është aksidentuar lehtë nga një automjet. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim .

