14.2 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.6 C
Bilisht
13 C
Ersekë
13.2 C
Maliq
14.7 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Festa e Vjeshtës mbledh banorë e vizitorë në zemër të Vithkuqit…

- Advertisement -

Është mbajtur për edicionin e parë “Festa e Vithkuqit”, e njohur si “Festa e Vjeshtës”.

Në një ndër kryeqendrat e kulturës së zonës së Korçës, e cila ofron një peizazh mahnitës gjatë stinës së vjeshtës, në këtë ditë u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.

Zona e Vithkuqit njihet edhe për kulinarinë e veçantë, e cila përfaqëson gjerësisht të gjithë krahinën e Korçës, kryesisht me ushqimet tradicionale si petullat e fshira, lakrori dhe elementë të tjerë të tavolinës.

Ndër elementet që simbolizojnë zonën me pasuri të madhe kulturore të Vithkuqit është edhe etnografia, ku veshjet janë përcjellë nga brezi në brez, duke krijuar kështu një pasuri të çmuar të kulturës së zonës.

Festa e Vjeshtës në Vithkuq bashkoi jo vetëm vendas, por edhe vizitorë, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës, shijuan ushqimet tradicionale dhe u njohën me kulturën e historinë e fshatit të Naum Veqilharxhit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit