14.2 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.6 C
Bilisht
13 C
Ersekë
13.2 C
Maliq
14.7 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Në Galerinë e Artit Pogradec çelet ekspozita “Frymëzime Jete” e piktorit Haxhi Kastrati…

- Advertisement -

Në Galerinë e Artit të qytetit të Pogradecit është çelur ekspozita “Frymëzime Jete”, një aktivitet që sjell pranë publikut 43 piktura të artistit të njohur Haxhi Kastrati.
Ekspozita u hap mbrëmjen e datës 10 tetor, në orën 18:00, në prani të shumë artdashësve, intelektualëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor.

Në fjalën e tij, piktori Haxhi Kastrati u shpreh mirënjohës për qytetarët e Pogradecit dhe për Bashkinë e Pogradecit, e cila mundësoi sjelljen e kësaj ekspozite në qytet. Ai tregoi se ekspozita ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë, duke përcjellë një mesazh të fortë njerëzor dhe artistik.

Nga ana tjetër, Enxhel Gegprifti, kurator i ekspozitës, tha se veprat janë të frymëzuara nga ngjarje të luftës së Kosovës dhe se pikturat vijne ne nje menyre shume te vecante per publikun.

Ekspozita “Frymëzime Jete” do të qëndrojë e hapur për publikun pogradecar për 10 ditë, duke ofruar mundësinë që çdo vizitor të përjetojë emocione dhe reflektime përmes artit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit