16.6 C
Pogradec
17.5 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.5 C
Ersekë
16.7 C
Maliq
17.3 C
Liqenas
Monday, May 18, 2026

Teknologjia në duart e të rinjve, zhvillohet në Korçë workshop-i mbi Inteligjencën Artificiale…

- Advertisement -

Në qytetin e Korçës u zhvillua me sukses workshop-i “Hyrje në AI & ML” (Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning), një aktivitet dyditor që mblodhi të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me konceptet bazë të Inteligjencës Artificiale dhe të Machine Learning, të mësojnë nga ekspertë të fushës dhe të aplikojnë njohuritë e fituara në ushtrime praktike dhe diskutime interaktive.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me AI Albania, si pjesë e vizionit për ta kthyer Korçën në një qendër të inovacionit, teknologjisë dhe aftësive të së ardhmes.

Organizatorët theksuan se synimi i këtyre iniciativave është të nxisin të rinjtë të eksplorojnë potencialin e tyre në fushën e teknologjisë dhe të përgatiten për tregun modern të punës.

Krenarë për energjinë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve, organizatorët vlerësuan se të rinjtë e Korçës janë forca që do të çojë qytetin përpara, duke ndërtuar një të ardhme të bazuar në dije, inovacion dhe zhvillim profesional.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit