16 C
Pogradec
15.7 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
14.2 C
Ersekë
15 C
Maliq
15.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Dokumenti/ Italiani Gerardo Masucci blen klubin e Gramozit, ‘rilind’ futbolli në Kolonjë! 

- Advertisement -

ERSEKË – Pas 15 vitesh në hije, futbolli në Ersekë duket se po sheh ‘dritë në fundin e tunelit’. Në qytetin e vogël juglindor ka rilindur sërish besimi për të parë ekipin e futbollit Gramozi në elitën e Shqipërisë.

Pas kërkesës së biznesmenit italian Gerardo Masucci për të blerë klubin e Gramozit dhe me propozimin e kryebashkiakut Erion Isai dhe miratimin e Këshillit Bashkiak të Kolonjës, Klubi i Futbolli Gramozi ka tanimë një pronar të ri.

Gerardo Masucci, sipas dokumentave që Shqiptarja.com disponon, do investojë në aktivitetin sportiv, duke ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen financiare të klubit.

Plani është për ndërtimin e një akademie futbolli model, një hoteli me pesë yje dhe fushave që do bënin që edhe klube të tjera të zhvillonin fazën përgatitore në Ersekë gjatë verës, kjo pasi klima e freskët e lejon.

Në prezantimin e presidentit të ri në ambientet e Bashkisë së Kolonjës në Ersekë, ishin prezent disa nga figurat më të spikatura të futbollit kolonjar, mes të cilëve edhe trajneri legjendar i Gramozit, Ilir Qirjako./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit