19.5 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.3 C
Bilisht
19.7 C
Ersekë
19.7 C
Maliq
19.9 C
Liqenas
Thursday, July 2, 2026

Skandaloze, fëmijet e kopshteve pa ngrohje në Pogradec! Prindërit: “Po presin nëntorin për të sjellë dru për zjarr”

- Advertisement -

Në këto ditë të para të tetorit, kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe ftohtësia është bërë e ndjeshme në mëngjes e mbrëmje, fëmijët e kopshtit të Gështenjasit në Pogradec dhe kopshteve të tjera në qytet dhe fshatra, po përballen me mungesën e ngrohjes. Ndryshe nga një vit më parë, kur moti i ftohtë nisi më vonë, këtë herë dimri duket se ka ardhur më shpejt, por institucionet e arsimit parashkollor në zonat rurale ende nuk janë përgatitur.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e PogradeciPress.al, stafi i kopshtit është në pritje të furnizimit me dru për ngrohje, i cili sipas prindërve të fëmijëve mund të vijë vetëm në mesin e nëntorit. Deri atëherë, fëmijët e vegjël duhet të qëndrojnë në ambiente të ftohta, pasi nuk u lejohet as përdorimi i ngrohësve elektrik për arsye sigurie.
Kjo situatë ngre pikëpyetje për mënyrën si po menaxhohen institucionet arsimore në zonat e ftohta të bashkisë Pogradec, veçanërisht kur dimri i hershëm ka zënë në befasi jo vetëm prindërit, por edhe vetë administratën lokale, sidomos kur virozat e stinës po sillen vërdallë!
Mesazhi i plotë i qytetarit dërguar redaksisë:
“Përshëndetje, A mund të bëni një investigim sa i përket problemit të ngrohjes në kopshte?
Bëhet fjalë për kopshtin në Gështenjas që fëmijët duhet të presin mesin e nëntorit që të vijnë drutë për ngrohje. Nuk i lejojnë të përdorin as furnela elektrike. Faleminderit.”

Foto ilustruese

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit