11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Pogradec/ “Çufoja” i PD-së “akuzon” Gazetarin! I kthehet keq Armand Braho: “Tretni paratë e 11 majit…”

- Advertisement -

Nga Armand Braho/ Një përgjigje për të gjithë Bledian Mollat e PD-së së Pogradecit! Tretni paratë e 11 majit…

Fakti që Partia Demokratike në Pogradec është e heshtur lidhet me drejtimin dhe strukturat e saj. Pa dyshim, në brendësi të saj ka personazhe me integritet dhe opozitarë në qëndresë, por mes tyre dominojnë të paditurit dhe të shiturit. Duket se tentakulat e pushtetit kanë zënë edhe opozitarët në dukje të gjoja komenteve, por që në mënyrë indirekte përfitojnë nga pushteti, disa me direktiva të posaçme, të punësuar edhe në sektorin privat, për shërbime të kryera me rigorozitet.

Sjellim një fakt, nga zgjedhjet e fundit! Postulat në gojën e demokratëve numërues të kutive ishte: “Meqë nuk fituam ne, duam të fitojë Bledi (Bledi Çomo)”, ndërsa e gjithë ushtria e numëruesve të panumëruar pseudoopozitarë, me një telefonatë interesante, u shfry dhe u vu në shërbim të Partisë Socialiste në Pogradec. Nisin dhe ndalonin numërimin sipas kënaqësive të së majtës, me qëllime dhe porosi të përcaktuara.

Por sot, përpos emrave të ndryshëm, ai që më detyroi për këtë editorial është Bledian Molla, një prej numëruesve të asaj që quhet opozitë. Më kujtohet shumë mirë, fjalë për fjalë, e gjithë biseda. Më erdhi dhe më tha: “Dua të dal në deklaratë, sepse nuk durohet më këtu, po bllokohet kot numërimi, kemi punë dhe duhet të largohemi, duhet ta mbyllim shpejt.” Iu përgjigja: “Patjetër, hajde fol tani!” Vetëm pak minuta më pas, një nga anëtarët e KZAZ-së i sjell telefonin dhe pasi mbyllet telefonata, tha: “Lëre fare, varja, nuk dal në deklaratë, do pres.”

Ndërsa sot më akuzon se nuk kam folur, kur sipas tij kam qenë “i punësuar” nga Xhakolli. Mendjelehti i shpërndarë, harron që unë kam pasur një projekt në vitin 2022, mbi të cilin kam dalë plot 1 milion lekë të vjetra minus dhe vetëm për të realizuar diçka ndryshe për qytetin dhe për fëmijët e këtij qyteti, ndryshe nga dhjetëra projekte që janë të kriposura dhe në fund nuk ofrojnë asgjë. Pra, thënë ndryshe, për ata që janë të fushës dhe jo për analfabetët e opozitës, vlera e projektit ishte pak më tepër se 4000 euro, për më shumë se 78 trajnime, takime me personalitete për të rinjtë dhe aktivitete të tjera.

Por meqë i “ç’nderuari” i mësipërm më akuzonte se nuk kam folur, i sjell në vëmendje që për herë të parë kam denoncuar, së bashku me ekspertët, më 13 dhjetor 2022, ndotjen masive të liqenit nga mungesa e përgjegjshmërisë së Bashkisë. Sot gjendet publike në internet me titullin: “Pogradec/ I mbrojtur nga UNESCO, Ohri rrezikon të kthehet në kënetë! Në liqen derdhen ujëra të zeza të papërpunuara! Eksperti ngre alarmin: Ndotja mbi normë.” Kam denoncuar shifrat e çmendura për dekorin festiv, kam denoncuar punësimet në administratë, por kokëboshi i mësipërm nuk i ka parë. Madje të gjitha këto gjatë kohës kur projekti zbatohej, teksa ky mjeran nuk dinte ku ishte dhe s’dinte për ç’të reagonte. Fati i mirë që nga rrjeti nuk fshihen dhe nuk ndërrohen dot datat e materialeve.

Në fakt, këtë editorial-reagim nuk e bëj për shfajësim, por di që shumë persona të dirigjuar nga zyrtarët e lartë të Bashkisë Pogradec e kanë mbajtur “as në mëngë” këtë shantazh të pajustifikuar. Dhe shpesh herë është thënë: “Pse nuk ia nxirrni atij, që ka marrë lekë nga Bashkia?” Po, kam marrë në vitin 2022 dhe kam bërë më së miri punën që asnjë OJF apo organizatë nuk do ta bënte me aq para, patjetër me ndihmën e shumë miqve dhe shokëve që kanë kontribuar edhe privatisht.

Tani ky kokëboshi Bledian Molla duhet të na tregojë kush e ndërseu dhe pse, sa e paguan dhe me çfarë u shit. Mos harrojmë: ky është një nga ata “diversantët” që rrjedh informacionin jashtë PD-së së Pogradecit. Unë historinë e projektit “The ARP 3”, të zbatuar nga Akademia Rinore Pogradec, e mbyll këtu të sqaruar plotësisht, jo për këtë produktin e mësipërm të opozitës së gjatë dhe shkatërruese, por për ata që mund të ishin kuriozë.

Tani më intereson kush i bleu dhe sa u shitën “demokratët” e Pogradecit. Por meqë e kanë siklet të flasin, do t’i ndihmoj unë pak nga pak, që qytetarët të binden se në Pogradec nuk ka dy parti të mëdha, por është vetëm një e vetme. Haram mbështetja që kanë marrë, lëgëtyrat dhe batakët e një sistemi të shitur e të blerë shumë lirë.

Në këtë link mund të gjeni se ç’është bërë me ato para që Ilir Xhakolli “më dha mua”: https://www.facebook.com/akademiarinorepogradec

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit