23.4 C
Pogradec
23.4 C
Korçë
22.9 C
Bilisht
23.9 C
Ersekë
23 C
Maliq
23.7 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Nga Kastriot Dervishi: Arratisja me shkallë mbi klon

- Advertisement -

Arratisja me shkallë mbi klon

Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës, u arratisën dy familje me 10 veta:
-Familja e shtetasit Ideal Emin Cani (35 vjeç), me gruan Lumturi (32 vjeç), fëmijët Aleksandër (6 vjeç, i cili vdiq aksidentalisht në vitin 1998) e Elton (3 vjeç) dhe vëllain Hiqmet Emin Cani (28 vjeç, ai që bëri shkallët), banues në Bilisht.
-Familja e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (36 vjeç, djali i xhaxhait të Eminit), me gruan Airliko dhe fëmijët Ylli (12 vjeç), Rezarta (11 vjeç) dhe Eva (3 muajsh). Këta kishin qenë të internuar në Grabian të Lushnjës, por vazhdonin në banonin atje.
Baballarët e Idealit dhe Engjëllit ishin arratisur në vitet 1953 e 1956.
Për të kaluar klonin, përdorën një palë shkallë të gjata, duke e befasuar regjimin me këtë veprim. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në zona të tjera kufitare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit