11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Pogradec/ Lirohen hapsirat publike në llagjen nr 5. Mbi 60 objekte për tu prishur, vijon kontrolli në terren…

- Advertisement -

Në Pogradec ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike, i cili po zbatohet me intensitet të shtuar në lagjen nr. 5 të qytetit. Ky operacion synon rikthimin e hapësirave të pushtuara padrejtësisht nga individë dhe subjekte private, duke i vënë ato sërish në shërbim të qytetarëve.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit, Markel Hafesllari, deklaroi se ndërhyrja ka nisur fillimisht në lagjen “Kala” dhe po shtrihet tashmë edhe në zona të tjera të qytetit. Sipas tij, vetëm në dy lagje janë evidentuar mbi 60 objekte pa leje, ndërsa procesi i verifikimit vazhdon edhe në lagjet e tjera.

“U kemi bërë thirrje qytetarëve për lirimin vullnetar të hapësirave publike. Deri më tani nuk ka pasur rezistencë, përkundrazi, në disa raste vetë poseduesit kanë nisur çmontimin e platformave apo ndërtimeve pa leje,” – theksoi Hafesllari.

Autoritetet vendore bënë me dije se aksioni do të vijojë në të gjitha lagjet e qytetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshëm për të gjithë banorët.

Një pjesë e objekteve të paligjshme janë raportuar edhe nga qytetarët në platformën qeveritare “Hapësira Ime”, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit në mbrojtjen e hapësirave publike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit