Korça u mbush me emocion dhe muzikë në natën e fundit të festivalit “Serenight”, ku koncerti Gala me titull simbolik “Dhe vajzat dritaret i hapin ngadalë” sollinjë atmosferë ndryshe në qytetin e serenatave. Në skenën e Pazarit të Vjetër, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, së bashku me emra të njohur të muzikës shqiptare si Frederik Ndoci, Mihallaq Andrea, Eli Fara, Ermira Kola, Endri dhe Stefi Prifti, si edhe Bledi Polena, elektrizuan publikun me interpretimet e tyre.
Korça është një vend që i mbledh të gjithë, ku muzika bëhet gjuhë e përbashkët e shpirtit dhe “Serenight” e konfirmoi edhe një herë se ky qytet mbetet kryeqyteti i serenatave, duke dhuruar magji, kujtime dhe muzikë që bashkon breza./shqiptarja.com

