Regjisori i njohur Berti Budina ka ndarë emocionet e fitores së filmit të tij “Pikë Uji” në edicionin e 15-të të Balkan Film Food Festival, që u zhvillua në Pogradec. Në një reagim publik, ai u shpreh se ky çmim nuk i takon vetëm filmit dhe ekipit realizues, por edhe qytetit të Pogradecit dhe banorëve të tij, të cilët e mirëpritën me përzemërsi. Budina theksoi se Pogradeci është qyteti ku filmi gjeti frymëzim dhe mbështetje, duke falënderuar të gjitha institucionet vendore, por edhe pogradecarët që dhanë kontributin e tyre. Sipas tij, rrugëtimi i filmit “Pikë Uji” ka qenë i jashtëzakonshëm: është shfaqur në mbi 30 festivale ndërkombëtare, është përzgjedhur nga mbi 20 shtete, si dhe ka marrë vlerësime pozitive nga media prestigjioze si Variety dhe The New York Times.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për organizatorët e festivalit dhe për jurinë që e vlerësoi filmin, si dhe për RTSH Korça që përcolli kronikën kushtuar këtij suksesi. “Për mua Pogradeci është qyteti i filmit dhe nuk është rastësi që aty janë xhiruar më shumë filma se kudo në Shqipëri,” – u shpreh Budina. Festivali, që këtë vit mblodhi 48 filma nga i gjithë Ballkani, vijon të forcojë rolin e Pogradecit si një nga qendrat më të rëndësishme të kinemasë rajonale.
Regjizori shkruan: Shumë i lumtur që PIKË UJI triumfoi në Balkan Film Food Festival dhe arsyeja është e shumfishtë: e para, sepse ky qyetet i mrekullueshëm është vendlindja e filmit, i cili na mirëpriti në të gjitha nivelet, institucionale dhe njerzore, e dyta na krijoi kushtet maksimale për të punuar të qetë, e treta Pogradeci është qytet i ndershëm në çmime dhe shërbime, e katërta kultura e qytetit ndihet edhe tek njerzit më të thjeshtë.
Ndaj ky çmim, nuk i takon vetëm filmit dhe realizuesve të tij, por edhe Pogradecit dhe pogradecarëve. ![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Faleminderit të gjithëve institucioneve në Pogradec, të gjithë pogradecarëve që dhanë një kontribut që filmi të udhëtojë kaq gjatë:
– deri tani në më shumë se 30 festivale në të gjithë botën duke prekur më shumë se 20 shtete,
– të marrë kritika pozitive nga gazeta më e madhe e kinemasë në botë Variety dhe para dy ditësh nga New York Times.
Faleminderit Balkan Film Food Festival dhe jurisë që vlerësoi filmin.
Faleminderit RTSH Korça për kronikën:
Ju jam mirënjohës të gjithëve.![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Për mua Pogradeci është qyteti i filmit dhe nuk është rastësi që atje janë xhiruar më shumë filma se kudo në Shqipëri. ![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
#EraFilmProductions#qendrakombëtareekinematografisës#PikeUji#balkanfilmfoodfestival#BashkiaPogradec

