18.1 C
Pogradec
18.7 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.9 C
Ersekë
17.7 C
Maliq
18.8 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Korçë/ “Shqiponjat” arrestojnë 40-vjeçarin me kokainë në banesë…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke poseduar lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Arrestimi u krye nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, gjatë një kontrolli fizik në lagjen nr. 10 të qytetit.

Shtetasi i arrestuar është R. D., 40 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kokainë, e cila tashmë do të përdoret si provë materiale në hetim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Deklarata e plotë e Policisë:

“Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë nga Forca e Posaçme ‘Shqiponja’, në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit