17.8 C
Pogradec
18.1 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
16.9 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
18.2 C
Liqenas
Sunday, May 10, 2026

Nuk bie numri i studentëve në Korçë, dy programe master hapen për herë të parë…

- Advertisement -

Universiteti i Korçës vijon të ketë të hapur fazat e aplikimit për regjistrime, të cilat do të zgjasin deri më 6 tetor. Deri në këtë fazë, të dhënat tregojnë se numri i studentëve të regjistruar mbetet në të njëjtat nivele me një vit më parë, pa u evidentuar ndonjë rënie.

Zv/rektorja e Universitetit të Korçës, Lorena Zeqo, theksoi se kuotat janë plotësuar tërësisht për disa nga programet më të preferuara si Infermieri e Përgjithshme, Mami dhe Edukimi Fizik dhe Sportet. Po ashtu, një rritje e dukshme e regjistrimeve është vërejtur në programet që ofron Fakulteti i Ekonomisë, si dhe në degën e Gjuhës Angleze të Fakultetit të Edukimit.

Në të njëjtën linjë, maturantët po zgjedhin masivisht edhe programet e Teknologjisë së Informacionit, të cilat prej disa vitesh kanë pasur një trend rritës, në përputhje me kërkesat në tregun e punës.

Këtë vit, Universiteti i Korçës ka hapur edhe dy programe të reja studimi në ciklin e Masterit, duke ofruar mundësi të reja për studentët. Shumica e regjistrimeve vijnë nga qarku i Korçës, por nuk mungojnë edhe studentët nga rrethe të tjera të vendit. Sipas administratës, pritet që fazat e tjera të hapura të aplikimeve të sjellin edhe prurje të reja.

Megjithatë, prej disa vitesh mbetet i pezulluar programi i studimit në Ekonomiks pranë Fakultetit të Ekonomisë, për shkak të mungesës së regjistrimeve. Interesi i ulët vërehet edhe në disa degë të Mësuesisë dhe në programe të Fakultetit të Bujqësisë, ku numri i aplikantëve vazhdon të jetë i kufizuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit