Moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit ka sjellë pasoja edhe në qytetin e Pogradecit. Përgjatë shëtitores buzë liqenit, disa pemë janë thyer nga era e fortë dhe reshjet e dendura që shoqëruan stuhinë.
Fatmirësisht, pavarësisht situatës së krijuar, nuk raportohet për dëme në automjete apo në njerëz. Autoritetet vendore njoftojnë se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e degëve të thyera dhe rikthimin e normalitetit në shëtitore, një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët.
Stuhia, e cila përfshiu edhe zona të tjera të juglindjes, ka sjellë shqetësime të përkohshme në qarkullim, ndërsa qytetarët u bënë thirrje të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rënies së degëve dhe objekteve të tjera si pasojë e erës së fortë.