11.2 C
Pogradec
11 C
Korçë
10.8 C
Bilisht
9.9 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.7 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Devoll/ Ndërroi jetë pasi mbushi dhëmbin në një klinikë dentare, familjarët e 59-vjeçarit: Vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale

- Advertisement -

Familjarët e 59-vjeçarit në Devoll që ndërroi jetë një ditë më parë pak pasi kishte mbushur një dhëmballë, thonë se nuk kanë pretendime për rastin, pasi sipas tyre, vdekja ka qenë natyrale. Ata theksojnë se vdekja ka ndodhur nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim. Sipas raportimeve, 59-vjeçari sapo kishte dalë nga klinika dentare kur u rrëzua përtokë. Pas shërbimit dentar, ku iu bë mbushja e dhëmbit, ai ishte ankuar disa herë se nuk ndihej mirë. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarct, por grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të tij për trajtimin që ka marrë në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, i cili shpjegoi përpara bluve të Devollit procedurën e ndjekur në trajtimin dentar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit