9.3 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
8.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Friday, May 15, 2026

Pogradec/ Më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar! Çmime të arsyeshme, por mbetet problem papastëria

- Advertisement -

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta.

Klima e freskët buzë liqenit dhe çmimet më të ulëta krahasuar me zonat bregdetare të jugut janë disa nga arsyet kryesore që e bëjnë këtë destinacion të preferuar.

Pushuesit thonë se Pogradeci nuk është prekur ndjeshëm nga rritja e çmimeve. Një dhomë pranë liqenit mund të gjendet me 3,000 lekë nata. Megjithatë, kritikat më të shpeshta lidhen me mungesën e pastertise në qytet, si dhe mungesën e hapësirave sportive apo këndeve të lojerave. Një pjesë e mirë e pushuesve jane emigrantët pogradecarë, të cilët rikthehen çdo verë për të kaluar pushimet në vendlindje. Ata e konsiderojnë Pogradecin si një alternativë te mire, krahasuar me jugun e vendit që është gjithnjë e më i shtrenjtë. Pavarësisht kësaj, këtë sezon vihet re një rënie e lehtë e numrit të pushuesve, krahasuar me vitin e kaluar…

Aktualisht, kapacitetet akomoduese të qytetit përfshijnë rreth 2000 shtretër, të shpërndarë në 17 bujtina dhe 44 hotele. Ndërsa numri i banesave dhe dhomave të plazhit që jepen me qira (AIRBNB) mbetet ende i paidentifikuar.

Pogradeci, buze Ohrit, vijon të mbetet një nga pikat kryesore të turizmit në juglindje të vendit, por sfidat për të përmirësuar ofertën turistike janë te shumta./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit