9.3 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
8.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Friday, May 15, 2026

Fluks në rritje në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë, ja sa janë shifrat e hyrjeve dhe daljeve…

- Advertisement -

Pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit vijojnë të përballen me fluks të lartë hyrjesh dhe daljeve, si nga shtetas shqiptarë ashtu edhe të huaj, veçanërisht gjatë fundjavës.

Në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vend 3,638 shtetas shqiptarë me 1,086 mjete, ndërsa kanë dalë 2,990 shtetas shqiptarë me 1,130 mjete.

Nga ana tjetër, hyrjet e shtetasve të huaj janë regjistruar në 1,566 persona me 615 mjete, ndërsa daljet kanë qenë 1,387 shtetas të huaj me 609 mjete.

Ndërkohë, fluksi ka qenë i lartë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku janë regjistruar:

  • Hyrje të shtetasve shqiptarë: 1,705 persona me 667 mjete
  • Dalje të shtetasve shqiptarë: 3,205 persona me 1,241 mjete
  • Hyrje të shtetasve të huaj: 1,180 persona me 493 mjete
  • Dalje të shtetasve të huaj: 3,205 persona me 1,104 mjete

Autoritetet kufitare raportojnë se po punojnë me kapacitete të shtuara dhe me procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët e gjata, teksa pritet që ky trend të vijojë edhe në ditët në vijim për shkak të sezonit turistik veror.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit