19.8 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.9 C
Bilisht
18.9 C
Ersekë
19.6 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Pogradec/ Nisi ndëshkimi për parkimet dyshe, një 33-vjeçar u procedua penalisht…

- Advertisement -

Pogradec

Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në lagjen nr. 1, në qytetin e Pogradecit, 1 automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, që ishte bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit