18.5 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
18.9 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
18.2 C
Maliq
19.5 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Plas në Korçë, njëri godet babain, tjetri bën për spital një 55-vjeçar

- Advertisement -

Arrestime në Korçë për dhunë në familje dhe goditje për motive të dobëta

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy shtetas, të dy me inicialet A. D., për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë:

  • A. D., 48 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
  • A. D., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht një 55-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

Policia njofton se materialet për të dy rastet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Komunikata e plotë e Policisë së Korçës:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. D., 48 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. D., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 55-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit