19.3 C
Pogradec
20.3 C
Korçë
20 C
Bilisht
19.3 C
Ersekë
19.3 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Monodrama “Engjëjt” emocionon Korçën me dramën e fëmijëve të zhdukur në konfliktet botërore…

- Advertisement -

Monodrama “Engjëjt” emocionon Korçën me dramën e fëmijëve të zhdukur në konfliktet botërore

Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, mbrëmjen e së premtes, u shfaq monodrama “Engjëjt”, një vepër që solli në qendër të vëmendjes dramën njerëzore të fëmijëve të zhdukur në vendet e përfshira nga lufta dhe konfliktet.

Një nënë, që endet në ankthin dhe padijeninë për fatin e fëmijës së saj të humbur, është personazhi i vetëm që përshkon gjithë rrëfimin skenik, i përcjellë me ndjeshmëri dhe profesionalizëm nga aktorja Vefi Redhi.

Vepra, me autor Odise Plakun, është shkruar që në vitin 2015, por ka marrë aktualitet të ri në dritën e zhvillimeve tragjike në Gaza dhe Ukrainë. Autori thekson se “Engjëjt” është më shumë se një pjesë skenike, është një thirrje për reflektim dhe ndërgjegjësim institucional.

Për regjisorin nga Kosova, Naser Shatrollo, realizimi i kësaj monodrame është një akt kujtese për vuajtjet e popujve në konflikt. Shatrollo vetë ka qenë dëshmitar i ngjarjeve në Kosovë dhe vepra i është rikthyer si përvojë emocionale dhe profesionale.

Vepra është vlerësuar si një nga më të fuqishmet emocionalisht në skenë, por aktori i njohur Guri Koço nuk ka hezituar të kritikojë mungesën e interesit nga publiku i gjerë për aktivitete të kësaj natyre, që kërkojnë reflektim e ndjeshmëri shoqërore.

“Engjëjt” është shpallur fituese e çmimeve për Regjinë më të mirë dhe Aktoren më të mirë në Festivalin e Monodramës që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Shfaqja pritet të vijojë rrugëtimin e saj në disa teatro të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa janë në proces përgatitjet për pjesëmarrje në disa festivale ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit