14.7 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
13.9 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14.1 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Korçë/ Kontrabandë alkooli nga Greqia, ‘Drinks’ prangos shoferin që po i transportonte! Nën akuzë edhe 3 doganierët e Kapshticës

- Advertisement -

Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor “Drinks”, për goditjen e kontrabandës së pijeve alkoolike.

U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë – Bilisht”, duke transportuar me automjet pije alkoolike që i kishin futur kontrabandë nga Greqia, arrestohet 1 shtetas.

Procedohen penalisht 3 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen pijet alkoolike dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike e financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Drinks”, për goditjen e një rasti kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Kapshticë – Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Ll.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 53 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. P., 45 vjeç, A. G. 61 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit