19.6 C
Pogradec
20 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.6 C
Ersekë
19.2 C
Maliq
20.4 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Pogradec/ Jole: Masat për verën dhe sezonin në fokus. Turizmi dhe kontrolli antidrogë në lupën e autoriteteve…

- Advertisement -

Një takim i rëndësishëm u zhvillua sot në qytetin e Pogradecit, ku nën praninë e Prefektit Nertil Jole, Kryetarit të Bashkisë Ilir Xhakolli dhe Nënprefektit Luan Maxhari, u diskutuan prioritetet për administrimin e sezonit turistik, menaxhimin e emergjencave verore dhe masat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në fokus të takimit me drejtuesit e institucioneve vendore ishin detyrat që burojnë nga Urdhri i Kryeministrit për përgatitjen e territorit në pritje të fluksit turistik, si dhe roli i strukturave shtetërore në garantimin e sigurisë publike dhe reagimin efektiv ndaj çdo situate emergjente.

Z. Jole theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të çdo punonjësi të administratës në përmbushjen me përgjegjësi të detyrave të tyre, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe si një akt qytetar dhe shërbim ndaj komunitetit.

Në postimin e tij zyrtar, Nertil Jole shkruan:

“Zhvilluam sot në Pogradec bashkë me Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli dhe Nënprefektin Luan Maxhari, një takim me drejtuesit e institucioneve vendore ku trajtuam disa tematika, si administrimin e sezonit turistik në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit, masat e marra për administrimin e emergjencave civile verore dhe kontrollin vigjilent nga strukturat ligjzbatuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Puna e stafeve respektive të çdo institucioni nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe angazhim civil e publik me përgjegjësi nga çdo punonjës shtetëror, duke patur si objektiv kryesor përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj qytetarëve.

Pogradeci është porta hyrëse e flukseve turistike në qarkun tonë, që gjithmonë e më shumë mirëpret turistë vendas e të huaj, falë edhe punës transformuese të bashkisë dhe përkushtimit të Kryetarit të saj Ilir Xhakolli, me mbështetjen e pandërprerë të institucioneve qëndrore.”

Përgatitja e territorit për sezonin veror dhe garantimi i rendit mbetet një ndër prioritetet kryesore për autoritetet vendore, në një qytet si Pogradeci që vit pas viti po rrit ndjeshëm peshën e tij në hartën turistike të vendit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit