Shkruan Eduart Bardhushi/ Urime Shqipëri, një tjetër fitore madhështore për Partinë Socialiste…
Tani dilni te kafja e lagjes, pini kafen dhe ankohuni me pasion: “Këtu nuk shtyhet më!”, “Këtu s’ka shtet!”, “Të gjithë janë njësoj!”, “Këtu jemi në mesjetë”— ndërkohë që votën ia dhatë vetë atyre që kanë ndërtuar këtë realitet që s’durohet…
Kemi përpara edhe 4 vite të tjera pritjeje, shprese dhe meme në Facebook, sepse revolucioni ynë ndodh vetëm në komente.
Do kemi rrugë që hapen dy ditë para zgjedhjeve dhe mbyllen një ditë më pas, spitale ku i shëruar del vetëm ai që paguan (shendetësia falas dmth) dhe një administratë publike ku meritokracia është fjalë e huaj.
Pra kështu jemi ne SHQIPOT, të pakënaqur përditë, por gjithmonë të gatshëm ta ripërsëritim të njëjtin gabim me pasion patriotik.
P.S: Hajde tani, të gjithë sëbashku shqiponjën me duar dhe bëni gati valixhet… ![]()

