11.4 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
11.1 C
Bilisht
11.3 C
Ersekë
11 C
Maliq
11.8 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Korçë/ Aksident i rëndë në Dvoran, një i plagosur…

- Advertisement -

Korçë – Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anës saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Dyshohet për një të plagosur rëndë. Bëhet e ditur se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili është nxjerrë nga automjeti dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit