Konflikt për tokën, dy persona nën hetim në Korçë për “Shkatërrim prone” dhe “Vetëgjyqësi”
Korçë – Një incident mes dy banorëve të fshatrave Dishnicë dhe Dvoran ka çuar në nisjen e procedimeve penale për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit F. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, dhe M. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Dvoran.
Nga të dhënat e bëra publike, mësohet se shtetasi F. Ç. ka dëmtuar aksidentalisht me kamion një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit M. Sh. Ky i fundit nuk e ka lejuar më pas F. Ç. që të largojë mjetin nga vendi i ngjarjes, pa u shlyer më parë dëmet e shkaktuara në pronën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

