Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, makina ishte e parkuar në momentin e shpërthimit të zjarrit, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit ka qenë një defekt teknik.
Fatmirësisht, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

