Aksident në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të Maliqit
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me muret anësore pranë një karburanti.
Mësohet se një person është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

