Titull per kete lajm edhe hiqi emojit: 📚23 prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit, në Universitetin “Fan S. Noli” u përcoll me një veprimtari të organizuar nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, në bashkëpunim me Botimet “Toena” në të cilin, u prezantua libri i autores Valentina Leskaj “Politika si Ide”.
Takimin e hapi përgjegjësi i këtij Departamenti, prof. as. dr. Eris Rusi, i cili bëri edhe një vlerësim të stilit të autores Leskaj dhe përmbajtjes së librit.
Vlerësimet e tyre për librin “Politika si ide”, për punën e autores, si dhe për jetën dhe karrierën e saj u përcollën nga dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Pirro Misha, drejtuesja e Shtëpisë Botuese “Toena”, znj. Irena Toçi, pedagogu, dr. Ilir Shyta etj.
Më pas, autorja Valentina Leskaj falënderoi Universitetin dhe Departamentin për këtë organizim. Ajo theksoi se libri “Politika si ide” nuk është një libër kujtimesh, nuk është një libër që ka të bëjë me jetën e saj, por është një libër reflektues se si ajo i sheh disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, që padyshim ka qenë pjesë e angazhimit të saj qytetar, e angazhimit profesional dhe atij politik.
Në fund të takimit prof. as. dr. Jonela Spaho dhe prof. as. dr. Eris Rusi në emër të Fakultetit dhe të Departamentit dhanë dy Certifikata Vlerësimi me motivacionet:
“Për znj. Valentina Leskaj në vlerësim të kontributit të saj të veçantë si autore e librit “Politika si Ide” një vepër që përçon vlera të thella qytetarie dhe frymë reflektimi për lexuesin bashkëkohor, si dhe për shembullin e angazhimit intelektual dhe etik në jetën politike publike shqiptare”.
“Për znj. Irena Toçi për kontributin e saj të çmuar në promovimin e vlerave më të mira të letërsisë shqipe klasike dhe bashkëkohore, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj si ambasadore e kulturës shqiptare në botë”.

