12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Presidenti i Skënderbeut, Takaj: Koha të tregojmë se meritojmë të jemi në mes më të mirëve…

- Advertisement -

Ndeshja e së dielës është ajo që do të vendosë fatin e Skënderbeut sa i përket qëndrimit në Superiore apo kalimit një kategori më poshtë, ndaj e gjithë vëmendja është e përqendruar te ky takim kaq i rëndësishëm për verdiktin final të sezonit. Një takim direkt që mund të kthehet në një “barkë shpëtimi” për korçarët ose mund të krijojë skenare të ndërlikuara për shpëtimin e një sezoni që ka pasur ulje-ngritjet e vazhdueshme. Ndaj duket se për këtë arsye në kampin korçar po përqendrohen te ky takim qoftë nga puna e ekipit në seancat stërvitore, ashtu edhe në aspektin psikologjik ku skuadra duket se ka më shumë nevojë, pasi pritet të jetë një lojë nervash.

Ndaj, edhe për këtë, presidenti Ardjan Takaj ka zgjedhur që t’i jetë pranë ekipit për të dhënë mbështetjen e tij maksimale në këtë takim të fundit. Në një takim që ka pasur me lojtarët dhe stafin, numri një i klubit ka dhënë besimin dhe përkrahjen maksimale karshi ekipit të tij, duke u kujtuar se kanë të gjithë potencialin e duhur për të fituar këtë takim dhe duhet të sakrifikojnë për të arritur këtë rezultat për fanellën dhe qytetin që meriton shumë. “Luajmë një ndeshje përcaktuese për gjithë sezonin, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të përqendruar vetëm te një objektiv. Duhet të dini që ky qytet dhe kjo fanellë meriton më shumë se kaq dhe këtë ta mbani mend mirë për të dhënë më shumë se maksimumin në ndeshjen e fundit. Kemi në krahun tonë faktin që do të luajmë para tifozëve tanë dhe duhet të justifikojmë besimin dhe mbështetjen e tyre. Kjo është më kryesorja. Unë kam besim se me ritmin që kemi dhe cilësinë në ekip mund t’ia dalim. Duhet vetëm të jemi të qetë dhe të përqendruar te ndeshja jonë. Gjithçka varet nga ne, prandaj është koha të tregojmë se e meritojmë të jemi në mes më të mirëve. Punoni fort dhe të qetë dhe të gjithë së bashku të luftojmë në fund si një grup i vetëm, si një familje e madhe, ashtu siç kemi qenë kurdoherë”, theksoi veç të tjerash presidenti Takaj përballë ekipit të tij.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit