Armand Braho: Peleshi po bën krim elektoral masiv, përdorimi i imazhit të fëmijëve në fushatën elektorale!

- Advertisement -

Krim elektoral masiv përdorimi i imazhit të fëmijëve në fushatën elektorale!

Etika e munguar e një fushate të frustruar

Duket se në këtë vit elektoral, fushata është tepër e frustruar, ku nga të majtët po zhvillohet një fushatë denigrimi, bullizimi dhe fyerjesh të vazhdueshme. Por përpos këtyre, një element tjetër i përhapur së fundmi është përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale. Rasti i fundit është një spot i Niko Peleshit, i cili nxjerr një fëmijë që bën thirrje për të votuar Partinë Socialiste. Këtu, për maxhorancën nuk ka asnjë problem evident; madje, për opozitën kjo nuk konsiderohet si një shqetësim.

Por nëse e analizojmë më në detaje dhe me raste studimi, në asnjë vend perëndimor përfshirja e fëmijëve në fushata elektorale nuk lejohet. Edhe pse në Shqipëri nuk ka një dispozitë të drejtpërdrejtë që ndalon përfshirjen e fëmijëve në fushatë, ekzistojnë dispozita të tjera që e nënkuptojnë këtë ndalim. Konkretisht:

Kodi i të Drejtave të Fëmijës (Ligji nr. 18/2017)
Neni 21: E drejta për mbrojtje nga shfrytëzimi. Fëmijët duhet të mbrohen nga çdo formë shfrytëzimi, përfshirë edhe atë politik apo mediatik.

Pra, saktësisht ndalohet shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Por nëse shkojmë edhe më tej:

Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Publikimi i imazhit të një personi, përfshirë fëmijët, pa pëlqimin e tyre ose të përfaqësuesit ligjor, konsiderohet shkelje e të drejtës së privatësisë.
Për fëmijët, duhet gjithmonë një justifikim proporcional, dhe përdorimi për qëllime politike nuk është i justifikueshëm në parim.

Gjithashtu, në aktet ndërkombëtare theksohet interesi i lartë i fëmijës, çka nënkupton mos-përdorimin e imazhit të tij për qëllime përfitimi politik.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës (ratifikuar nga Shqipëria)
Çdo veprim që përfshin fëmijën duhet të marrë parasysh interesin më të mirë të tij.
Përdorimi i fëmijëve në kontekste që i ekspozojnë ndaj presioni publik, ekspozim të panevojshëm apo instrumentizim politik, bie ndesh me parimet e Konventës.

Në këto kushte, ka një sërë parimesh që ndalojnë përdorimin e imazhit të fëmijëve për përfitime politike dhe elektorale, ndërsa KQZ ka qëndruar indiferente përballë këtyre fakteve. Bëj thirrje që institucionet të marrin masa kundër kësaj maskarade elektorale të dirigjuar, e cila cenon interesat e fëmijëve dhe imazhin e tyre.

Nga ana tjetër, një thirrje për KQZ-në, e cila në bazë të Kodit Zgjedhor, konkretisht nenit 87, duhet të ndalojë përdorimin e gjuhës nxitëse, diskriminuese apo që cenon dinjitetin njerezor element që mund të interpretohet edhe në rastin e manipulimit emocional të imazhit të fëmijës për përfitime politike.

Sa më shpejt të merren masa, aq më pak do të lejohet që fëmijët të baltosen në këtë fushatë të ndyrë, të pakuptimtë dhe denigruese.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit