0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Reagon Adriatik Dokollari: Korani dhe Belushka mund të peshkohen, masa për ata që peshkojnë speciet në periudhën e shtimit…

- Advertisement -

Drejtuesi i OMP Pogradec, Adriatik Dokollari, ka reaguar në lidhje me pretendimet e ngritura më parë nga një pjesë e peshkatarëve të qytetit. Ai saktëson se në këtë periudhë të vitit nuk ka ndalesa për gjuetinë e koranit dhe belushkës, por thekson se metoda e lejueshme e peshkimit është përcaktuar sipas rregullores përkatëse. Konkretisht, ndalohet përdorimi i rrjetave lundruese.

Dokollari nënvizon se peshkatarët e Pogradecit mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre duke përdorur rrjeta fundore dhe grepa, si një mënyrë për të shmangur kapjen aksidentale të specieve të familjes së krapit, të cilat aktualisht ndodhen në periudhë shumimi.

Ndërkaq, drejtuesi i OMP shton se edhe më herët ka adresuar këtë shqetësim të peshkatarëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe është në pritje të një komunikimi zyrtar nga kjo e fundit. Ai thekson se përdorimi i metodave të parregullta të peshkimit mund të sjellë pasoja serioze, deri në zhdukjen e disa specieve.

Dokollari paralajmëron se çdo peshkatar që kryen peshkim të paligjshëm ndaj specieve që janë në periudhën e shumimit, do të përballet me masa konform ligjit.

Një ditë më parë, një pjesë e peshkatarëve të Pogradecit ngritën shqetësimin se nuk po lejoheshin të peshkonin gjatë kësaj periudhe të vitit. Ata iu drejtuan edhe Ministrisë së Bujqësisë me një letër për të përcjellë zyrtarisht shqetësimet e tyre. Ndërkohë, peshkimi për koranin dhe belushkën do të vijojë normalisht në liqenin e Ohrit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit