18.9 C
Pogradec
19.9 C
Korçë
19.2 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
19.1 C
Maliq
19.6 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Ndalohen të peshkojnë, peshkatarët Pogradecar: “Nuk na lejojnë të kapim koran”…

- Advertisement -

Peshkatarët e Pogradecit kanë kundërshtuar sot urdhrin e Ministrisë që ndalon peshkimin me rrjetë në liqenin e Pogradecit. Ky vendim ka ardhur pasi kjo periudhë e vitit është koha kur specia e klenit shumohet. Ndërsa autoritetet, për të mbrojtur klenin që është në periudhë shumimi, duket se kanë penalizuar edhe peshkatarët që peshkojnë specie të tjera si korani.

Ditën e sotme, peshkatarët kanë kërkuar që të lejohet peshkimi me rrjetë deri në largësi mbi 1500 metra nga bregu – gjë e cila nuk cenon speciet që janë në shumim.

Peshkatarët gjithashtu kanë zhvilluar një takim me kreun e Bashkisë Pogradec, ku u planifikua që do të zhvillohet një peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për të riparë këtë problematikë dhe për të lejuar që peshkatarët, gjatë këtij sezoni, ashtu si edhe vitet e tjera, të vazhdojnë të peshkojnë koranin, i cili në këtë periudhë të vitit nuk është i ndaluar.

Në rrethin e Pogradecit janë 120 peshkatarë, të cilët preken nga kjo vendimmarrje, ku puna kryesore dhe metoda e vetme për të mbajtur familjen kanë vetëm peshkimin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit