8.9 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes, AMP ekzekuton vendimin, ‘arrest në shtëpi’ për punonjësin e policisë në Korçë

- Advertisement -

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për një punonjës policie. Punonjësi J. R, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Korçë, akuzohet se ka shkaktuar një aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur më 3 mars në aksin rrugor Hoçisht – Bilisht, ku pasi ka përplasur një person, është larguar duke mos i dhënë ndihmë dhe duke mos njoftuar organet e rendit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale  “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
 
Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.
 
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit