21.9 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
22 C
Maliq
22.9 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku! Dje bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! 

- Advertisement -

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Vatikani konfirmoi nëpërmjet kardinalit Kevin Farrell lajmin e hidhur për besimtarët katolikë në të gjithë botën. Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Papa Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, në mënyrë të veçantë në shërbim të më të varfërve dhe të përjashtuarve. Me një mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si një dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së pafund dhe mëshirës së Zotit të vetmit dhe të Trinisë së Shenjtë”, njoftoi Kardinali Farrell. Lajmi erdhi një ditë pasi Ati i Shenjtë u shfaq në ballkon në një karrige lëvizëse për t’iu drejtuar besimtarëve në sheshin Shën Pjetër, ku mesazhi i tij shkoi për përfundimin e luftërave dhe padrejtësive. Papa ishte 88 vjeç. Dukshëm shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.
Papa Françesku u nda nga jeta pas disa muajve të vështira për shëndetin e tij. Prej muajsh ai vuajti nga problemet e shëndetit, që nga ato të gjunjëve e deri tek pneumonia që e mbajti në spital për mbi 1 muaj 88-vjeçarin. Konfirmimi për vdekjen e Papa Françeskut solli reagime të menjëhershme. Kryeministrja Italiane Meloni tha se lajmi sjell trishtimi të madh, sepse një njeri i madh dhe një pastor i madh na largohet.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se Françesku frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij të pastër. Mesazh ngushëllimi u përcoll edhe nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili e quajti Papa Françeskun një njeri të jashtëzakonshëm. Një funeral papal ka qenë tradicionalisht një procedurë standarte, por Papa Françesku miratoi së fundmi planet për ta bërë të gjithë procedurën më pak komplekse.Papët e mëparshëm u varrosën në tre arkivole të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi. Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri të veshur me zink.Ai ka hequr gjithashtu traditën e vendosjes së trupit të Papës në një platformë të ngritur – të njohur si katafalkë – në Bazilikën e Shën Pjetrit për shikim publik. Në vend të kësaj, vajtuesit do të ftohen të bëjnë nderimet e tyre ndërsa trupi i tij mbetet brenda arkivolit, me kapak të hequr.Françesku do të jetë gjithashtu Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit. Ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit