8.2 C
Pogradec
8.5 C
Korçë
7.7 C
Bilisht
8.6 C
Ersekë
7.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Pogradeci promovon bukuritë e tij në Prishtinë. Gusho: Turizëm, kulturë dhe bashkëpunim rajonal”

- Advertisement -

Pogradeci ka qenë pjesë e edicionit të 21-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit që po zhvillohet më 15-16 prill në Prishtinë, Kosovë. Ky panair, i cili sjell së bashku destinacione turistike dhe aktorë të sektorit nga i gjithë rajoni, ka shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar resurset natyrore, kulturore dhe ofertën turistike të Pogradecit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Pogradec, znj. Entela Gusho, e cila përfaqësoi institucionin vendor dhe zhvilloi takime me përfaqësues të turizmit nga vende të ndryshme të rajonit. Pjesëmarrja e saj thekson rëndësinë që Bashkia Pogradec i jep bashkëpunimit ndërkufitar dhe promovimit të qëndrueshëm të turizmit. Në postimin zyrtar të Bashkisë Pogradec thuhet:

 “Në një atmosferë të plot gjallëri në ditën e parë e Panairit të Turizmit dhe Sportit në Kosovë, ku Pogradeci po përfaqësohet me ofertën e vet turistike. Ekspozues nga vende të rajonit prezantojnë potencialet turistike që ofrojnë zonat e tyre – nga malet, liqenet deri tek aktivitetet e shumta sportive e kulturore. Vizitorët nga e gjithe Kosova e vizituan me kureshtje panairin, duke krijuar një atmosferë ndërveprimi dhe frymëzimi për pushimet, aventurat dhe përvojat që ofron Pogradeci dhe më gjerë. Për të dytin vit radhazi Pogradeci jo vetëm surprizon me paraqitjen në panair por interesi i bashkëkombasve tanë vijon të rritet masivisht. Edicioni i 21-të 15-16 Prill 2024 Salla “1 Tetori”, Prishtinë”

 Ky panair është një platformë e rëndësishme për të krijuar ura bashkëpunimi me aktorë të turizmit nga Kosova dhe rajoni, duke promovuar Pogradecin si një destinacion tërheqës jo vetëm për pushimet verore, por edhe për turizmin kulturor dhe sportiv gjatë gjithë vitit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit