13.3 C
Pogradec
13.4 C
Korçë
12.7 C
Bilisht
12.4 C
Ersekë
12.6 C
Maliq
13.6 C
Liqenas
Thursday, May 7, 2026

Korçë/ Procedim penal për një 34-vjeçar, iu kap lëndë e dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik

- Advertisement -

Një 34-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht nga policia, pasi gjatë një kontrolli fizik ndaj tij u zbulua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Korçës, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasin M. Z., banues në qytetin e Korçës.

Ngjarja është regjistruar në kuadër të kontrolleve rutinë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, ku gjatë ndërhyrjes, shërbimet e policisë kanë konstatuar lëndën narkotike në posedim të shtetasit në fjalë.

Materialet i kaluan tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit