18.1 C
Pogradec
18.5 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Kolonjë/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas, 82-vjeçari pëson djegie në trup

- Advertisement -

Një zjarr ka rënë në Kolonjë mbrëmjen e sotme ku mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një

80-vjeçari, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit