18.1 C
Pogradec
18.5 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Sëmundjet pulmonare kronike në Korçë, shtohen rastet me SPOK dhe astmë bronkiale

- Advertisement -

Sëmundjet pulmonare kronike kanë shënuar rritje nga viti në vit në Korçë.

Një gjë e tillë pohohet nga shefi i Shërbimit të Pneumo-Ftiziatrisë, Samuel Kristo, i cili thotë se shqetësues ngelet fakti që pacientët me këto sëmundje paraqiten për të marrë shërbim në stad të avancuar.

Situata çdo vit ka ardhur me një rritje të rasteve të sëmundjeve pulmonare, sidomos të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, SPOK. Ka shumë raste me astmë bronkiale, që vijnë me stade të agravuara. Të sëmurët me SPOK zakonisht janë të sëmurë në vazhdën e shumë viteve duhanpirje, kurse me astmën, problemi haset në mosha më të reja, adoleshentësh e duke filluar nga mosha fëmijërore,” thotë mjeku pneumolog.

Janë disa simptoma përmes së cilave mund të kuptohet një sëmundje kronike e mushkërive, thotë Dr. Kristo.

Zakonisht këta të sëmurë e kanë kollën të vazhdueshme, mbajtjen e frymës, sekrecionet e shtuara të mushkërisë, rënia e nivelit të aktivitetit fizik… Ata vijnë me këto ankesa dhe duhen investiguar nga mjeku me ekzaminime të tjera,” tregon Dr. Kristo.

Qarku Korçë ka qenë pjesë e një raporti të zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nisur nga rezultati renditet si një ndër qarqet me zhvillim të problematikave pulmonare.

Në Korçë janë rreth 1 mijë të sëmurë kronikë me probleme të mushkërisë.

/rtsh.al/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit