Nga Arben Fezolli:
Në fillimet e veta politike , ishte një djalë i qeshur.Fytyra në biseda i ruante një buzëqeshje plastike, ku shoqerohej gjithmonë me një kravatë të hekurosur, gjë e cila e bënte të ngjante më shumë me reklamat e pastës së dhëmbëve sesa me një drejtues qyteti. Ky, ishte shoku Niko Peleshi –një version lokal i një aplikacioni politik dhe propogande , një krijesë laboratorike, eksperimentale që krijoi kodoshi Fatos …
Peleshi, u përzgjodh nga Nano mes dhjetra të tjerëve , jo se kishte ide, vizion rinie, por kishte xhel, buzëqeshje Drakule , gjë e cila i duhej Korçës në kohë turbullie dhe më pas PS .
Mbi të gjitha ra në sy , një oreks i pangopur që as një darkë gala në Dubai nuk e ngop.
Dhe , populli, si gjithmonë i dashuruar pas buzëqeshjeve plastike, veçanarisht me dashurinë e shefit tha: “ – Po, ky do na shpëtojë! Ky është gjeniu ,heroi ynë për qytetin ”
Dhe, ai, i shpëtoi dhe i çmontoi , gjithçka: punët, shpresën, kulturën, artin .
Me sukses të jashtëzakonshëm të një ëngjëlli në ngjitje…
Shoku Peleshi si USB-ja që futet në çdo ” portë ” – bashki, ministri, e ndoshta nesër edhe në rrjetin e lavatriçeve inteligjente , nuk pyet për ide. Ideja është një luks për të. Ai pyet vetëm: “Ku ka ndonjë tender sot ? ”
Ky njeri, nuk është produkt politik. Jo… Ai është një krijesë , i suksesshëm i servilizmit dhe sterilitetit shpirtëror. Të kishte qenë pak më shumë njeri, do të kishte ndjeshmëri për qytetin që po e gllabëron si ” boa” .Por jo! Ai është më shumë aparat sesa njeri – me buton “BETON” që nuk fiket kurrë ,duke ngrënë rrugica e së fundmi kodra…
të cilat ndodhen fatkeqësisht sot nën rrënojat e pangopësisë…
Korça, dikur qytet i librit ,i fjalës ,i artit ,i dashurisë ,i këngës ,shpejt u kthye në një qytet fature për njerëzit e varfër. Kulturën e zëvendësoi , me tendera mes të njohurish. U bë festival lakrorësh , u bë skenë për këngëtarë pa këngë me… ndonjë shfaqje të drejtpërdrejtë hajdutërie sa për para xhepi … Por ,gjithmonë mes miqsh…
Krijoi ” liri” për qindra familje të ikin me shpejtësinë e dritës, sepse qyteti nuk është për ta .
Të vetmit që mbeten janë ata,që do ai,sypatrmburit militantë,patronazhistët, komunistët e orëve të para dhe të rinj që shkruajnë statuset: “ – U asfaltua rruga pranë shtëpisë së një shoku. Faleminderit Nikooo!”
Rreth oborrit të tij sillen figura manekinësh ,– gazetarë lagjesh që s’kanë parë kurrë një pyetje të vërtetë veç koskës që u hedh,ose një rrogë familjari ; – analistë me trurin e zhubravitur ku analizojnë kollën e ti, buzëqeshjen,xhelin … Rreth vetes ka dhe “Opozitarë” që janë më të butë se gjalpi në gusht sepse janë miqtë për kokë . Disa nuk i përmendin as emrin dhe janë vasalë me kostum deputeti .
Të gjithë bashkë, formojnë ” Klubin e leshkave të vajosur Peleshist” ( kështu i njohin në Korçë ) , ku çdo kritikë konsiderohet tradhti kombëtare, keqdashje për qytetin…
Për të arritur sukseset ,”Ai” , nuk ka ndërtuar një administratë por , – ka ndërtuar një sekt të bindur rrogëtarësh ,që shtrijnë në çdo kohë tentakulat e futen në çdo zyrë,në çdo tender . Në çdo fushatë ” Ai” vjen si “shpëtimtari” i Korçës mes punësimeve sezonalë , mashtrimit,dhuratës së thesit me mjell,përqafimeve me gisht, dhe largohet si triumfator drejt ” metropolit ” për sytë e shefit.
Në qoftë se e pyet çfarë ka bërë për qytetin, – Ai të jep një listë me foto, fasada, filma 3D dhe… një urë aty ku s’ka lumë.
Sepse realiteti është për “budallenjtë” – propaganda është për kampionët! Shkurt , një WC e mirëmbajtur .
Pra, miq korçarë meqë jemi dhe kohë zgjedhjesh :
- Do votoni për një deodorant politik që vetëm mbulon erën e kalbëzimit?
Do pranoni që Korça të mbetet akoma në duart e një njeriu që historinë e shkruan me status dhe qytetin e ndërton me çekiçin e betonit?
Tani kërkon një mandat tjetër me premtimin e BE – së.
Ashtu si ” Drakula” që kishte një plan ,por njerëzit nuk e pranuan.
Nuk e di po … – një votë për Peleshin dhe oborrin e ti, është si t’i ” japësh çelësat e shtëpisë hajdutit dhe ta falënderosh që s’të vrau” .
Është një komedi por me fund tragjik ,ku gjithçka është në kurrizin tuaj …
Kujdes ! ” Drakula i xhelosur ” është nëpër këmbë …
A.F

