20.4 C
Pogradec
22 C
Korçë
20.3 C
Bilisht
20.7 C
Ersekë
21.2 C
Maliq
20.7 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

Reshjet e borës mbulojnë qarkun, ja si paraqitet situata! Plloça dhe Qafë – Thana…

- Advertisement -

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Korçës. Aktualisht, qarkullimi vijon normalisht dhe lëvizja e mjeteve është e lirë në të gjitha akset rrugore të juglindjes, përfshirë Korçë–Pogradec dhe Pogradec–Qafë Thanë.

Në këto akse po punojnë gjashtë borëpastruese, ndërsa në segmente të ndryshme janë të pranishme edhe patrulla të policisë për të garantuar sigurinë rrugore.

Aksi rrugor Qafë Thanë–Dogana, në territorin shqiptar, është pastruar dhe kriposur, duke mundësuar kalimin pa probleme.

Në Qafë Plloç, qarkullimi aktualisht zhvillohet normalisht për mjetet e pajisura me goma dimërore. Disa problematika të lehta janë regjistruar për automjetet që kanë qarkulluar me goma verore, por deri më tani nuk raportohet për incidente.

Sipas informacioneve të fundit, furnizimi me energji elektrike është i qëndrueshëm në të gjithë qarkun. Ndërkohë, temperaturat kanë zbritur në -1°C, çka mund të shkaktojë problematika në pemëtari, veçanërisht te bimët që kanë çelur para kohe.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit