20.4 C
Pogradec
22 C
Korçë
20.3 C
Bilisht
20.7 C
Ersekë
21.2 C
Maliq
20.7 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

Policia del me njoftim të rëndësishëm. Maqedonia “mbyll” Qafë – Thanën për kamionat…

- Advertisement -

Apel për më shumë kujdes

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore ❄️ në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR 🚨 për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🏍️.

⚠️ Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

📌 Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore 📵🚸 dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore 👮👮🏻‍♂️ në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

🚧 Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

📞 Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë 🚔.

RespektoniRregullatEQarkullimit 🚸

NdiqniUdhëzimetePolicisëRrugore 🚔

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit