18.1 C
Pogradec
16.6 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
17.1 C
Ersekë
15.7 C
Maliq
18.3 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Arrestohet 27-vjeçari që aksidentoi për vdekje një 65-vjeçare, kishte fshehur mjetin në…

- Advertisement -

Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin Guri Metko, 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.

Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit