12.5 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.5 C
Bilisht
12.1 C
Ersekë
12.5 C
Maliq
13.3 C
Liqenas
Tuesday, April 21, 2026

E rëndë në Ravonik, digjet stalla me 35 derra dhe bazë ushqimore, pronari shprehet…

- Advertisement -

Një stallë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Ravonik.

Zjarri ka djegur tërësisht stallën dhe ka shkaktuar djegien e 35 derrave dhe bazës ushqimore që ndodhej brenda saj.

Daniel Frashëri, pronari i stallës, tregon se në momentin kur ka shpërthyer zjarri, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është njoftuar nga babai i tij.

Frashëri, i cili ka investuar për këtë stallë dy vjet më parë, ka pohuar se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me individë të tjerë lidhur me aktivitetin e tij, por nuk përjashton mundësinë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

I shqetësuar për humbjen e stallës, ai shprehet se është në pritje të një ekspertize të hollësishme nga ana e shërbimit zjarrfikës dhe forcave të policisë për të kuptuar shkaqet e sakta që mund të kenë çuar në shpërthimin e zjarrit dhe në humbjen e miliona lekëve.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Aktualisht, hetimet janë në fazë të hershme dhe ende nuk ka një konkluzion të qartë lidhur me shkakun e tij. Megjithatë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit